Hoxhaj: Qeveria Kurti s’do marrëveshje me mësimdhënësit, do nënshtrim

by admin
Spread the love

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se Qeveria Kurti nuk do marrëveshje me mësimdhënësit për t’i dhënë fund grevës në arsim, por do nënshtrimin e tyre. 

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ish-ministri i arsimit, Enver Hoxhaj ka thënë se sot u bënë katër javë që kur 320 mijë nxënës dhe 23 mijë mësimdhënës kanë humbur 23 ditë mësimi nga 185 ditë të vitit shkollor.

“Me kokëfortësinë e tyre, Qeveria dhe Kryeministri Kurti nuk po ofrojnë një zgjidhje kalimtare, sepse, jo pse ndjekin një politikë të kursimit, por sepse kanë një politikë të nënshtrimit! Problemi me grevën nuk është çështje e kopracisë financiare, por e mendësisë autoritare. Një mendësi e tillë nuk e sheh dialgun me SBASHK-un si platformë për zgjidhje politike. Ajo nuk i beson kompromisit si mënyrë për të zgjidhur problemet në demokraci, por i beson politikës së nënshtrimit.”, ka shkruar Hoxhaj.

You may also like