Hoxhaj për vdekjen e Nishanit: Atdhetar i madh që punoi për interesat e kombit shqiptar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ngushëlluar Shqipërinë për vdekjen e ish-presidentit Bujar Nishani.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kjo është një humbje e madhe për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin për vdekjen e ish-presidentit shqiptar Bujar Nishani. Humbje e madhe për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët”.

Ai tha po ashtu se Nishani “ishte ndër politikanët më shembull, dinjitoz dhe mik i imi i ngushtë!”.

“Një atdhetar i madh, që punoi shumë për interesat e kombit shqiptar. Ngushëllime të sinqerta familjes Nishani, miqve dhe të gjithë kombit shqiptar. U prehsh në paqe President!”, ka shkruar Hoxhaj derisa ka shpërndarë edhe një fotografi bashke me Bujar Nishanin.

You may also like