Hoxhaj i shkruan ambasadorit të ri të ShBA-së në Kosovë, Hovenier: Mezi pres të kthehem në Prishtinë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj e ka uruar Jeff Hovenier për emërimin ambasador i SHBA-së në Kosovë. 

Teksa ka shpërndarë një fotografi me të, Hoxhaj ka thënë se ndjehet mirë kur sheh si një mik dhe një mbështetës prej kohësh kthehet në vendin tonë. 

“Partneriteti, aleanca e Kosovës dhe SHBA-së janë kyçe për të ardhmen tonë euroatlantike.”, ka shkruar tutje Hoxhaj në rrjetin social Twitter. 

Ndërsa, i shpejtë ishte falenderimi i Jeff Hovenier ndak këtij shkrimi, ku tha se mezi pret të kthehet në Prishtinë.

“Faleminderit! Mezi pres të kthehem në Prishtinë dhe të punoj me homologët e mi nga Kosova për të forcuar dhe thelluar më tej marrëdhëniet SHBA-Kosovë.”, ka shkruar ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë. 

You may also like