Hoxha: Një çifteli për Menduh Thaçin

by admin
Spread the love

Arjanit Hoxha i Lëvizjes Besa ka dërguar një përshëndetje të posaçme për liderin e PDSH-së, Menduh Thaçin në lidhje me rrethin e dytë zgjedhor të mbajtur sot..

Duke iu falënderuar votuesve të Aleancës për Shqiptarët dhe të partive politike maqedonase, Hoxha falënderoi, sipas tij, votuesit e PDSH-së të cilët nuk e dëgjuan liderin Menduh Thaçin.

Ai këtë urim e bëri të posaçëm duke ia ofruar një çifteli Menduh Thaçit. Ky urim erdhi pasi kreu i PDSH-së kishte deklaruar se në ditën e zgjedhjeve, Bilall Kasami do të shkojë në shtëpi e Arjanit Hoxha do t’i bjerë çiftelisë, njofton Nistori.

Duke e shfrytëzuar fitoren e Lëvizjes Besa në Tetovë, Hoxha tha se çiftelinë do t’ia dërgojnë Menduh Thaçit te selia e PDSH-së.

You may also like