“Konkurrenca është gjithmonë e mirë, na detyron të bëjmë më të mirën”, kështu është shprehur ish kryetari i degës së PDK-së në Drenas.
Postimi i plotë:
Me poshtë po i shkruaj disa prej arsyeve pse PDK duhet te jetë e hapur për te gjithë, madje edhe për kundërshtarët politik.
- Çdo njeri që ishte kundër PDK-së dhe sot vlerëson që veprimet e tij ishin të gabuara duhet të jetë i mirëseardhur në subjektin tonë politik, me punë dhe përkushtim fiton të drejtë për të bartur pozita institucionale.
- Ne edhe sot kemi bartës të institucioneve dhe udhëheqës politik të cilët dikur ishin kundër PDK-së, pra PDK gjithmonë ka hapur derën për kundërshtarët e saj politik.
- Në të njëjtën kohë ne duhet ti ruajmë vlerat tona intelektuale të shumta që kemi brenda partisë e jo ti humbim ata, e pastaj brenda një kohe të shkurtër t’i ri-kthejmë ndoshta edhe duke ofruar kompensim shtesë, sepse kjo pastaj irriton simpatizantët e vërtetet të Partisë.
PDK asnjëherë nuk ka qen përjashtuese, por ka qen e hapur për të gjithë, unë besoi që e njëjtë do të jetë edhe sot sepse kjo është rruga përmes së cilës ngritet dhe fuqizohet Partia.