Hoxha del me denoncimin e fortë për Lulzim Bashën dhe njeriun e tij të afërt

by admin
Spread the love

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit PD-së, Indrit Hoxha, i ftuar sot në emisionin ‘Breaking’ ka komentuar zhvillimet më të fundit brenda partisë. Madje ai nuk i kurseu edhe akuzat ndaj Bashës.

Sipas Hoxhës, kunati i Bashës pritet të marr tenderin për ndërtimin e portit të Durrësit. Ndër të tjera Hoxha ka shtuar se këtë çështje pritet ta çoj në SPAK për gjykim, teksa sipas tij askush nuk mund të tallet me taksat e shqiptarëve.

Komenti i Hoxhës:

“Kunati i Bashës do marr tenderin në ndërtimin e Portit të Durrësit. Unë personalisht këtë çështje do e çoj në SPAK dhe fal në bazë të dokumentacionit, sepse askush nuk mund të tallet me taksat e shqiptarëve.”- u shpreh Hoxha.

You may also like