Hovenier për Shqip: Marrëdhëniet Kosovë – Serbi duhet përqendruar në njohje eventuale reciproke – palët t’i zbatojnë marrëveshjet, përfshirë Asociacionin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një intervistë ekskluzive për Shqip, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që kanë nënshkruar përmes procesit të dialogut.

Hovenier tha se kjo përfshinë edhe përparimin drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kreu i ambasadës së ShBA-së në Kosovë u shpreh se e mbështesin dialogun e lehtësuar nga BE-ja, teksa shtoi se “jemi të inkurajuar që edhe Serbia edhe Kosova e kanë pranuar në parim propozimin e BE-së”.

“Ne mbështesim fuqimisht propozimin e BE-së që është në tryezë. Pritshmëria jonë është që të dy liderët ta çojnë përpara këtë propozim në takimin e tyre të ardhshëm”.

“Nëpërmjet dialogut, Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Ne besojmë se marrëdhëniet e normalizuara duhet të përqendrohen në njohjen eventuale reciproke. Progresi në dialog do të hapë derën e Integrimit Evropian dhe është thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, tha Hovenier për Shqip.

Më tej, Hovenier tha se i inkurajon fuqishëm serbët e Kosovës që të kthehen sa më shpejt në institucionet e Kosovës për të përmirësuar sigurinë dhe stabilitetin për të gjithë qytetarët.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like