Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffry Hovenier, ka thënë se SHBA do të mbështetë plotësisht hapat e ardhshëm të propozim evropian për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Hovenier në një cicërim mbi postimin e Derek Chollet, i cili tregoi se sot ka folur me kryeministrin Albin Kurti, tha se ky progres është i rëndësishëm për Kosovën, njofton Klankosova.tv.
“Ne do të mbështesim plotësisht hapat e ardhshëm për propozimin e BE-së. Ky progres është i rëndësishëm për Kosovën pasi ne mbështesim integrimin e saj të plotë në strukturat euroatlantike dhe ndërkombëtare”, shkroi Hovenier në Twitter.
Chollet flet me Kurtin: Mirëpresim vendimin që të pranohet propozimi i BE-së
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.