Hoti: Presim me padurim ditën kur edhe Kosova, dhe i gjithë Ballkani, do të bëjë hapa konkret drejt integrimit evropian

by admin
Spread the love

Sot ka qenë Konferenca e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për këtë deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në facebook ka shkruar se kjo është ditë historike për historike për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe për gjithë Ballkanin.

Ai ka shkruar se presin me padurim ditën kur edhe Kosova, dhe i gjithë Ballkani, do të bëjë hapa konkret drejt integrimit evropian.

“Sot është ditë historike për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe për gjithë Ballkanin. Siguria në Ballkanit është më e madhe me këto dy vende anëtare të BE-së. Presim me padurim ditën kur edhe Kosova, dhe i gjithë Ballkani, do të bëjë hapa konkret drejt integrimit evropian. Vetëm përmes integrimit evropian dhe në NATO mbyllet çdo burim jostabiliteti në këtë pjesë të Evropës dhe botës”.

You may also like