Hoti i kërkon Pecit t’i rrisë subvencionet për kultura bujqësore, krerë të bagëtive e qumësht

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nëse nuk rriten subvencionet në sektorin e bujqësisë, një gjë e tillë do të çonte në më pak ara të punuara e në më pak ferma.

Ish-kryeministri i vendit vlerësoi se deri te kjo mund të vije si pasojë e rritjes së çmimeve për farëra, pleha, pesticide e ushqim të kafshëve deri në 21 për qind.

“Ministria e Bujqësisë urgjentisht të rrisë subvencionet: për hektar të kulturave bujqësore, për krerë të bagëtive dhe për litër qumështi”, është shprehur Hoti, transmeton Klankosova.tv.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like