Horoskopi/ Njihuni me datat më të rëndësishme të dhjetorit sipas Meri Shehut

by admin
Spread the love

Është data 1 Dhjetor, muaji i fundit i vitit 2021 dhe tek “Rudina” në TV Klan, si çdo fillim muaji është e ftuar astrologia, Meri Shehu.

Meri ka treguar se datat më të rëndësishme të muajit Dhjetor janë: 4, 13, 19 si dhe vigjilja e festave të fundvitit.

Meri Shehu: Një ndër datat më të rëndësishme të Dhjetorit është data 4, ku Shigjetari udhëhiqet nga Jupiteri. Gjithmonë kemi euforinë që të hapemi dhe padyshim një Hënë e re në Shigjetar bën që të hapim dritat në datën 4.

Kemi dhe datën 13 ku futet Marsi në Shigjetar dhe është datë mjaft e bukur pasi kështu luftojmë për të kapërcyer barrierat. Një shenjë optimizmi do të dalë në pah në datën 13.

Kemi një datë shumë shumë të rëndësishme në vigjilje të ndërrimit të viteve, në shenjën e peshqve duke u sjellë një atmosferë krejtësisht ndryshe.

Këtë muaj do të kalojmë nga ajo në emër të mjekësisë, në çështje romantike, besimi, dëshire për të shijuar.

Afërdita është në Bricjap dhe sjell marrëdhënie tradicionale, dhe Afërdita në datën 19 do të bëhet e kundërt, kjo për të gjitha shenjat do të thotë një spërdredhje. Hëna do të jetë në Shigjetar, por dëshira për t’u kufizuar do të na bëjë më të kujdesshëm. Shumë njerëz do të kthehen në marrëdhëniet e së kaluarës dhe kështu e kalaura do të na ndikojë disi në atmosferën tonë festive.

Lexo lajme interesante

You may also like