HORIZONTI: “Për shkak të tragjedive edhe këtë vit nuk do të mund ta festojmë 28 Nëntorin”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shoqata e historianëve shqiptarëve (Kumanovë – Likovë) dhe Rrjeti i organizatave joqeveritare (Horizont), kanë njoftuar se do të anulojnë festën e Ditës së Flamurit në qytetin e Kumanovës, për shkak të aksidentit tragjik në Bullgari ku humbën jetën 45 persona dhe rastit të mbrëmshëm në Deçan ku mbetën të vrarë 3 persona.

Në vijim ja komunikate e plotë e Horizonti:

27 nëntor 2021 – Kumanovë

Të dashur vëllezër e motra, shumë të respektuara media!

“Përderisa gjithmonë gjatë të kaluarës i gëzoheshim ardhjes së Festave të Nëntorit, me theks të veçant 28 Nëntorit (Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamurit Kombëtarë), i cili na kujtonë luftën e kombit tonë për çlirim, dinjitet, liri, dhe bashkim kombëtarë. Krimtimi e kësaj ngjarje të madhe përkujtohej me një entuziazëm të madh nga të gjithë banorët e Kumanovës me rrethinë.

Por, këto dy vitet e fundit për arsyet që opinioni shqiptarë është i njoftuar (*kujto : tërmentin në Shqipëri 26 nëntor 2019 dhe Pandemia Kovid 19) kjo festë nuk është festuar në Kumanovë nga SHHSHKL dhe Rrjeti i Organizata Jo Qeveritare – HORIZONT.

Edhe këtë 28 Nëntor, nuk është e thënë që t’i gëzohemi kësaj date të krenarisë kombëtare, sepse jemi të gjithë dëshmitarë të tragjedive të fundit që e kapluan shoqërinë shqiptare, njëra që ndodhi në Bullgari ku humbën jetën 46 persona, në mesin e tyre 12 fëmijë, dhe ajo e mbrëmshmja në Gllogjan të Republikës së Kosovës.

Prandaj të nderuar banorë shqiptarë të Kumanovës me rrethinë, ne SHOQATA E HISTORIANËVE SHQIPTARËVE (KUMANOVË-LIKOVË) dhe RRJETI I ORGANIZATAVE JOQEVERITARE (HORIZONT), për shkaqet e lartëshënuara duke u solidarizuar me dhimbjen e familjarëve që u goditën nga tragjeditë e fundit, vendosëm njëzëri që të anulojmë kremtimin e Ditës së Flamurit në qytetin e Kumanovës”.

Shpresojmë që festat tjera t’i presim ashtu siç e dëshironë zakoni.

Qofshin të bekuar gjithmonë shqiptarët, Zoti e bekoftë kombin tonë.

Ju faleminderit për mirkuptimin!

Me respekte të përzemërta nga Kryesia e Degës së Shoqatës së Historianëve Shqiptarë (Kumanovë-Likovë) dhe Rrjeti i Organizatave JoQeveritare (Horizont).

Kryetari i SHHSHKL – Mevludin Sulimani

27 nëntor 2021 – Kumanovë

You may also like