Homazhet në arkëmortin e Mbretëreshës Elisabeth II/ Princ Harry do të veshë uniformën uniformën ushtarake

by admin
Spread the love

Nipërit e mbretëreshës, duke përfshirë Princin e Uellsit dhe Dukën e Sussex, do të qëndrojnë rreth arkivolit të saj këtë mbrëmje, ndërsa arkëmorti i saj ndodhet në Westminster Hall.

Me kërkesë të mbretit Karl,  Princi Harry do të veshë uniformë ushtarake, për herë të parë që prej vitit 2020.

Princi Harry ka veshur rroba civile në ngjarje publike që kur mbretëresha ndërroi jetë.

Të premten në mbrëmje, fëmijët e Mbretëreshës, përfshirë edhe Mbretin Karl qëndruan për rreth 10 minuta.

Teksa largoheshin nga salla, publiku i duartrokiti. Ndërsa vizita e nipërve pritet të zgjasë rreth 15 minuta.

Dy djemtë e Mbretit do të jenë bashkë me Peter Phillips, Zara Tindall, Princesha Beatrice dhe Eugenie, Lady Louise Windsor dhe James, Viscount Severn.

Princi Harry nuk është parë me uniformë ushtarake që kur u tërhoq nga detyrat e tij mbretërore në vitin 2020.

Ai shërbeu në Afganistan si pjesë e Ushtrisë Tashmë ai tani jeton në Kaliforni me gruan e tij Meghan dhe dy fëmijët e tyre.

Princi Harry kishte veshur një kostum ndërsa eci pas arkivolit të mbretëreshës, ndërsa vëllai i tij kishte veshur uniformë ushtarake

Princi Andrew gjithashtu u lejua të vishte uniformën e tij ushtarake ndërsa qëndronte  të premten.

62-vjeçari dha dorëheqjen si anëtar i familjes mbretërore në vitin 2019, pas një interviste në Newsnight në lidhje me Jeffrey Epstein.

Princit më vonë iu hoqën titujt e tij ushtarakë.

Mbretëresha do të qëndrojë në Westminster Hall deri në funeralin e saj të hënën. Radha për të parë arkivolin shtrihet deri në Parkun Southëark. Zyrtarët kanë thënë se nëse parku arrin kapacitetin, hyrja do të ndërpritet.

Më tej, një ekran LED paralajmëron njerëzit se sa kohë duhet të presin.

Këtë të shtunë Mbreti Karl u takua me krerët e forcave të armatosura në Buckingham Palace dhe vizitoi selinë e Policisë Metropolitane, Neë Scotland Yard.

Më pas ai shkoi në Urën Lambeth, së bashku me Princin William  për të përshëndetur ata që ishin në radhë.

Në Blackpool, ndriçimet e kullave,  të cilat u ndryshuan në të kuqe, të bardhë dhe blu për periudhën e zisë, do të fiken në orën 20:00 të së dielës, kur do të mbahet një heshtje kombëtare një minutëshe.


Top Channel

You may also like