Hollanda dëbon 17 agjentë rusë, “maskoheshin” si diplomatë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Holanda ka dëbuar 17 agjentë të inteligjencës ruse, të cilët ishin akredituar si diplomatë, bazuar në informacionet nga shërbimet e saj të sigurisë, tha sot Ministria e Jashtme e vendit.

“Arsyeja e këtij vendimi janë informacionet nga AIVD dhe MIVD, në bazë të të cilave këta individë, të cilët ishin të akredituar si diplomatë në misionin rus në Holandë, ishin aktivë në fshehtësi si zyrtarë të inteligjencës”, tha ministria.

Ministri i Jashtëm holandez Vopke Hukstra tha se qeveria po përgatitej për kundërmasa nga Moska.

“Përvoja tregon se Rusia nuk i lë pa përgjigje masa të tilla. Nuk mund të spekulojmë për këtë, por Ministria e Jashtme është e përgatitur për skenarë të ndryshëm që mund të ndodhin në të ardhmen e afërt”, tha ai në një deklaratë.

Rruga Press

You may also like