HOLANDË – Parlamenti bën thirrje për sanksione më të ashpra ndaj Iranit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

HAGË,14 dhjetor /ATSH-DPA/- Ligjvënësit holandezë dhe zyrtarët e lartë të qeverisë kanë mbështetur ashpërsimin e sanksioneve të BE-së kundër Iranit për shkak të shtypjes brutale të regjimit iranian ndaj protestuesve antiqeveritar.

“Një mocion në parlamentin holandez kërkon vendosjen e sanksioneve ndaj 227 deputeëve iranianë dhe përcaktimin e Gardës Revolucionare të Iranit si një organizatë terroriste në listën e BE-së”, njoftoi agjencia e lajmeve ANP në Holandë.

Ligjvënësit holandezë kërkuan gjithashtu një ndalim më të rreptë të eksporteve të mallrave me përdorim të dyfishtë, produkte që mund të përdoren për qëllime civile dhe ushtarake në Iran. Kufizimi i eksportit shënjestron industrinë iraniane të mbrojtjes, e cila furnizon Rusinë me dronë të përdorur për të sulmuar objektivat në Ukrainë.

Raportet e ditëve të fundit treguan se mikroçipet e prodhuara në Holandë ishin zbuluar në dronët ushtarakë iranianë.

“Ne jemi në favor të rritjes së mëtejshme të presionit ndaj Iranit, duke përfshirë sanksionet”, tha kryeministri holandez, Mark Rutte.

Protestat mbarëkombëtare në Iran shpërthyen pas vdekjes së Jina Mahsa Amini,më 16 shtator, një kurde iraniane 22-vjeçare. Amini vdiq në paraburgim, pasi u arrestua nga e ashtuquajtura policia e moralit, e dyshuar për thyerje të kodit islamik të veshjes.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like