Holanda dritë jeshile për F16-tat, ekspertët: Lufta mbyllet në 2025-ën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Holanda edhe Danimarka i dhanë dritën jeshile dërgimit të 61 avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë, çka u përshkrua nga presidenti ukrainas Volodymir Zelensky si një furnizim historik.

Nga Danimarka do të dërgohen 19 avionë të tipit F-16, të parët që me ndërrimin e viteve, tha kryeministrja daneze, Mette Frederiksen në një konferencë shtypi me Zelenskin në bazën ushtarake, Skrydstrup.

Plani aktual parashikon dërgimin e 8 avionëve vitin e ardhshëm dhe 5 të tjerëve një vit më pas. “Jam shumë mirënjohës”, tha Zelenski pas deklaratës së saj. 19 avionë të tipit F-16 janë një ndihmë efektive. Presidenti ukrainas nuk përmendi për arsye sigurie, se sa pilotë ukrainas do të trajnohen në Danimarkë dhe më vonë në Rumani. Ishte kryeministrja daneze, Frederiksen që tha, se janë “më shumë se 70” pjesëtarë të ushtrisë ukrainase ndërkohë në Danimarkë dhe po përgatiten për trajnim.

“F-16 do t’i sjellë luftëtarëve dhe qytetarëve besim të ri dhe motivim. Ata do të sjellin rezultate të reja për Ukrainën dhe pjesën tjetër të Europës”, tha kryeministrja daneze.

Më parë presidenti Zelensky kishte siguruar miratimin e Holandës për avionë të tjerë luftarakë amerikanë të tipit F-16. Holanda nuk është shprehur konkretisht për kohën e dërgimit apo numrin e avionëve. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrotjes, Holanda zotëron 42 avionë të tipit F-16, nga të cilët vetëm 24 janë të gatshëm për përdorim.

Sipas ekspertit ushtarak gjerman Gustav Gressel, konflikti në Ukrainë mund të zgjatet deri në fundin e vitit 2025.  Sipas tij, Rusia nuk ka hequr dorë nga synimi për ta eliminuar Ukrainën si shtet të pavarur, dhe kjo e fundit gjithmonë e më shumë e përcakton këtë luftë si përpjekje për pavarësi. “Dëshira për negociata nuk reflekton realitetin politik të palëve në luftime”, thotë Gressel.


Top Channel

You may also like