Holanda dhe Kroacia kualifikohen në “Final Four”, Franca turpërohet në Danimarkë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Janë luajtur ndeshjet e fundit të grupit 1 të Ligës A, të cilat kanë dhuruar rezultate shumë interesante. Danimarka ka mposhtur 2-0 Francën, falë golave të shënuar nga Dolberg dhe Olsen në pjesën e parë.

Kroacia ka triumfuar 3-1 në transfertë përballë Austrisë dhe falë këtij suksesi ka siguruar vendin e parë në grup dhe një biletë për në Final Four. Austria bie në Ligën B.

Holanda ka fituar 1-0 derbin kundër Belgjikës dhe ka blinduar vendin e parë në grupin 4. Një gol i Van Dijk në pjesën e dytë vulosi fatin e kësaj sfide dhe tashmë “tulipanët” sigurojnë një vend në Final Four.

Polonia ka fituar 1-0 përballë Uellsit në ndeshjen tjetër të grupit. Uellsianët do të luajnë në Ligën B sezonin tjetër.

Ishujt Faroe dhurojnë surprizën e mbrëmjes, pasi fitojnë 2-1 përballë Turqisë, që kishte siguruar vendin e parë në grupin 1 të Ligës C. Luksemburgu konfirmon momentin e mirë, duke fituar 1-0 ndaj Lituanisë.

Azerbajxhani fitoi 3-0 përballë Kazakistanit, ndërsa sfida Sllovaki-Bjellorusi përfundoi në barazim 1-1. /Oversport.tv

 

You may also like