Hoeness: Barça rrezikon falimentimin dhe ofron miliona për Lewandowskin

by admin
Spread the love

Presidenti i nderit i Bayernit të Mynihut, Uli Hoeness ka folur për çështjen Lewandowski për “RTL”, duke sulmuar Barcelonën.

“Barcelona kërkon të blejë Lewandowskin, por 6 muaj më parë kishte një borxh prej 1.3 miliardë eurosh. Nëse do të ishte në Gjermani do të kishte falimentuar për një kohë shumë të gjatë.

Spanjollët rrezikojnë seriozisht falimentimin dhe bëjnë një ofertë shumë milionëshe për një lojtar të Bayernit”, ka thënë Hoeness, duke shtuar polemikat.

Lewandowski nuk ka rinovuar me klubin gjerman dhe kërkon largimin, por duket se Bayerni nuk ka ndërmend që ta lërë të lirë sulmuesin polak për të filluar një aventurë të re në Barcelonë. / Oversport.tv

Foto: FC Bayern München Twitter

You may also like