Historike! Vllaznia e femrave kualifikohet në Champions League

by admin
Spread the love

Historike! Vllaznia e femrave është kualifikuar për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar në Champions League. Shkodranet kanë mposhtur Vorskla Poltavan në “Loro Boriçin” me rezultatin 2-1, ndërsa sfida e parë përfundoi me rezultatin 1-1.

Vllaznia kaloi e para në avantazh falë golit të Tarah Lynn Patterson. Shkodranet zhvilluan një ndeshje të mirë dhe po arrinin ta menaxhonin mirë rezultatin. Portierja Williams luan një rol të rëndësishëm në këtë triumf pasi arrin të presë një 11-metërsh në minutën e 82-të.

Megjithatë, vetëm një minutë më vonë, Vorskla arrin të barazojë shifrat pas një rëmuje në zonë. Vllaznia nuk demoralizohet dhe hidhet menjëherë në sulm për të kërkuar rezultatin historik. Këtë gjë e arrin falë një supergoli nga Berisha në minutën e fundit të takimit.

Me këtë fitore, Vllaznia kualifikohet për fazën e grupeve të Champions League ku do të luajë me ekipet më të mira të Europës. Një kualifikim historik ky për të gjithë futbollin shqiptar që nuk ka qenë kurrë në fazën e grupeve të Champions League si me ekipet e femrave ashtu edhe me të meshkujve. /oversport.tv

You may also like