Hiq 5 kg në muaj me dietën e supermetabolizmit – Shqip

by admin
Spread the love

Dieta e super metabolizmit premton humbjen deri në 5 kg në një muaj. Ku konsiston ekzaktësisht E krijuar nga Haylie Pomroy, dieta e supermetabolizmit parashikon një skemë ushqimore precize që bazohet në aksionin e djegies së yndyrave falë disa kategorive ushqimore. Dieta artikulohet në tre faza: përshpejtim i metabolizmit, humbje në peshë dhe në ruajtjen e peshës së re të trupit. Në çdo fazë duhet të merren ushqime të ndryshme dhe njëkohësisht të zhvillohen dhe aktivitete të ndryshme fizike.

Shumë e përhapur në Shtetet e Bashkuara, kjo dietë është bërë shpejt e popullarizuar dhe ndiqet edhe nga shumë yje si për shembull, Jennifer Lopez. Suksesi i kësaj diete duket se i dedikohet premtimit të saj: të humbasësh 5 kg në një kohë të shkurtër, për maksimumi një muaj, kohëzgjatja ideale e dietës në fjalë. Po, sepse koha maksimale për ta ndjekur është 30 ditë dhe jo më shumë. Nëse doni ta provoni, atëherë lexoni më poshtë të shpjeguara në detaje rregullat bazë dhe tre fazat e dietës së metabolizmit.

Rregullat bazë – Dieta e Haylie Pomroy e quajtur ‘super metabolizmi’ ka disa rregulla bazë që duhen ndjekur me përpikmëri. Plani ushqimor përfshin 5 vakte në ditë: mëngjes, drekë, darkë dhe dy vakte të ndërmjetme (paradite dhe pasdite) me ndalimin absolut të tejkalimit të tyre dhe për sa i pëket mëngjesit, duhet konsumuar brenda gjysmë ore nga zgjimi.

Uji është shumë i rëndësishëm në çdo dietë dhe sigurisht edhe në këtë të supermetabolizmit: duhet të pini nga 1,5 deri në litra ujë në ditë pa justifikime. Një tjetër rregull themelor lidhur me ushqimet është se ato duhet të jenë organike dhe duhet të alternohen në çdo fazë të dietës: metodat e lejuara të gatimit janë skara, zierja dhe avulli. Në fund, aktiviteti fizik: duhet të stërviteni të paktën tre herë në javë, me ushtrime kardio dhe qarkullimi.

Tre fazat e dietës – Tani le të kalojmë tek tre fazat e dietës së famshme. Faza e parë konsiston tek fillimi javës: të hënën dhe të martën mund të hani të gjitha ushqimet që përmbajnë karbohidrate dhe proteina. Kështu që për mëngjes, hapuni rrugë të lirë frutave dhe drithërave, kurse për drekë e për darkë konsumoni drithëra dhe perime (në sasinë që doni) dhe dy vakte të ndërmjetme me bazë frutash.

Faza e dytë që i bie të mërkurën dhe të enjten, parashikon që në mëngjes të konsumoni poteina (vezë dhe omëleta). Proteinat mund t’i konsumoni edhe për drekë e darkë (mishra të bardhë, peshk, gjel deti ose proshutë e pjekur) të shoqëruara me perime. Si minivakte zgjidhni fruta ose perime krudo.

Në fazën e tretë, pra nga e enjtja deri të diel mund të hani dhe karbohidrate (ushqime integrale si makarona, oriz, bukë integrale), disa ushqime me yndyra të tipit të ‘mirë’ si vaji i ullirit ekstra i virgjër) së bashku me proteinat, frutat dhe drithërat. Si vakte të ndërmjetme, zgjidhni fruta të freskëta. Për vaktet kryesore zgjidhni perime të gjalla ose të gatuara sipas dëshirës për t’i shoqëruar.

You may also like