Hill kërkoi nga Vuçiq që Serbia të sillet me përgjegjësi dhe të mos kërcënojë paqen – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, siç njoftoi Presidenca Serbe, ia ka shpjeguar qëndrimin e Serbisë ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill. Ky i fundit ka kërkuar nga presidenti serb që të mos kërcënojë paqen në rajon.

Ambasadori Hill ka kërkuar nga presidenti Vuçiq që Serbia të sillet me përgjegjësi, serioze dhe të mos marrë pjesë në asnjë mënyrë në rrezikimin e paqes dhe stabilitetit rajonal.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një bisedë të gjatë dhe kuptimplotë telefonike, siç njoftoi Presidenca Serbe, ia ka shpjeguar qëndrimin e Serbisë ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill.

Mediumi serb N1, bën të ditur se Presidenti Vuçiq ka thënë se Serbia është e përkushtuar që të respektojë të drejtën ndërkombëtare publike dhe të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, por se serbët nga veriu i Kosovës janë të tmerruar nga shkarkimi i drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë për Rajonin e Veriut, Nenad Gjuriq.

Kujtojmë se kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, këshilltarët, deputetët e Kuvendit të Kosovës, gjyqtarët, prokurorët, stafi administrativ në prokurori dhe gjyqësor, si dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës në regjionin e veriut, të cilët hoqën uniformat, të shtunën kanë dorëzuar dorëheqjet nga pozitat e tyre.

Mëngjesin e së shtunës, Presidenti Vuçiq ka marrë pjesë në një seancë të jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë ku është diskutuar për situatën në Kosovë dhe pas seancës ka pasur takime të veçanta me ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Serbi, Chen Bo dhe ambasadorin e Federata Ruse, Aleksandar Bocan-Kharchenko .

Të premten në mbrëmje, Vuçiq u takua me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështjeve të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak , ku në takim u bashkua edhe kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq. Sipas RTS, takimi zgjati gati pesë orë.

You may also like