Hill: Asociacioni s’do të ishtë rast unik, shembuj të ngjashëm ekzistojnë në Evropë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se Asociacioni i Komunave Serbe  në Kosovë nuk është model unik dhe se shembuj të një asociacioni të tillë tashmë ekzistojnë në zonat multietnike në Evropë.

“Ideja e këtyre negociatave është përgatitja e Kosovës dhe Serbisë për të ardhmen evropiane dhe mendoj se ajo që mund të shohim në shoqëritë multietnike në mbarë Evropën është e ngjashme me atë që është paraparë në Kosovë, që është Asociacioni i Komunave Serbe”.

“Pra, nuk do të ishte një shembull unik, sepse modele të ngjashme ekzistojnë në pjesën tjetër të Evropës”, ​​tha Hill, kur u pyet se pse Amerika nuk po e shtyn para formimin e Asociacionit.

Kësisoj diplomati amerikan iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve përmes Twitterit.

You may also like