Hidhet shorti për kualifikim në Kampionatin Evropian 2025 RMV-ja në Grupin C, Shqipëria në Grupin E, Kosovan ë grupin D – Shqip

by admin
Spread the love

Në shortin e sotëm në Nyon të Zvicrës janë përcaktuar dhjet grupet për 52 kombëtaret që do të jenë pjesë e ciklit kualifikues për futbollistët deri në 21 vjet. Kampionati Europina i futbollit për U-21 do të mbahet në Çeki në vitin 2025
Reprezentacioni u-21 i Maqedonisë së Veriut është në Grupin C së bashku me Holandën, Suedinë, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Gjibraltarin
Kombëtarja e Shqipërisë do të garon në Grupin E, së bashku me Rumaninë, Zvicrën, Finlandënm Malin e Zi dhe Armeninë
Kosova është në Grupin D, së bashku me Gjermaninë, Poloninë, Izraelin, Bullgarinë dhe Estoninë
Kombëtarja e Sllovakisë, si mikpritëse e turneut final, është pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë në Kampionatin Evropian 2025.
Kualifikimi për Kampionatin Evropian nis në mars të vitit 2023 dhe do të zgjasë deri në nëntor 2024.

Grupet:
Grupi A: Italia, Republika e Irlandës, Norvegjia, Turqia, Letonia, San Marino;
Grupi B: Spanja, Belgjika, Skocia, Hungaria, Kazakistani, Malta;
Grupi C: Holanda, Suedia, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Moldavi, Gjibraltari;
Grupi D: Gjermania, Polonia, Izraeli, Bullgaria, Kosova, Estonia;
Grupi E: Rumania, Zvicra, Finlanda, Shqipëria, Mali i Zi, Armenia;
Grupi F: Anglia, Ukraina, Serbia, Irlanda Veriore, Azerbajxhana, Luksemburgi;
Grupi G: Portugalia, Kroacia, Greqia, Bjellorusia, Ishujt Faroe, Andorra;
Grupi H: Franca, Austria, Sllovenia, Bosnje dhe Hercegovina, Qipro;
Grupi I: Danimarka, Çekia, Islanda, Uellsi, Lituania;

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

TI RAPORTON!

You may also like