Hidhet shorti i sezonit të ri, Kategoria e Parë në Oversport dhe Tibo

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Është hedhur sot shorti I sezonit të ri të Kategorisë së Parë, që do të startojë në 3 shtator dhe do të përfundojë në 6 maj të vitit 2023. Kujtojmë që ndeshjet më interesante të këtij kampionati (4 takime në javë) do të transmetohen live dhe ekskluzivisht në kanalet Oversport në platformën Tibo.

Do të ketë një luftë të vërtetë sportive në këtë turne, ku militojnë disa nga klubet më me emer dhe histori. Apolonia, Besa, Besëlidhja, Burreli, Dinamo, Flamurtari, Korabi, Lushnja,  Luzi, Oriku, Skënderbeu, Tërbuni,  Tomori dhe Turbina janë skuadrat që marrin pjesë në këtë kategori.

Java e parë e kampionatit ka dhuruar këto përballje:

Flamurtari-Luzi

Korabi-Apolonia

Turbina-Besëlidhja

Besa-Tomori

Lushnja-Burreli

Tërbuni-Skënderbeu

Dinamo-Oriku

 

You may also like