Hetohen policët që qëlluan me pistoletë elektrike 93-vjeçarin që humbi jetën (fotot)

by admin
Spread the love

Donald Burgess, vuante nga demenca dhe kërcënonte stafin e shtëpisë së kujdesit, por vdiq dy javë pas incidentit në rajonin britanik të Sussex.

Kanë nisur hetimet tashmë për vrasje nga pakujdesia për dy oficerët e policisë që qëlluan me shkarkim elektrik ndaj 93-vjeçarit në karrocë me rrota, i cili kërcënonte stafin me një thikë.

Viktima Donald Burgess, kishte vetëm një këmbë dhe vuante nga demenca. Ai vdiq muajin e kaluar, dy javë pasi u godit me pistoletën elektrike ‘Taser’ nga policët.

Oficerët thanë se reaguan më 21 qershor ndaj një incidenti në shtëpinë e kujdesit në St Leonards-on-Sea ku një prej rezidentëve kërcënonte stafin me një thikë.

Një nga oficerët tha se kishte tentuar ‘të kufizonte’ Burgess duke përdorur ‘spray’ djegës dhe shkopin e gomës, ndërsa tjetri kishte qëlluar me shkarkuesin Taser me qëllim heqjen e armës së kërcënuesit.

Burgess më pas ishte prangosur dhe dërguar në spital, ku qëndroi deri në vdekjen e tij më 13 korrik.

Policia e Sussex kishte referuar incidentin te organet monitoruese pas akuzave për përdorim të paautorizuar të forcës nga oficerët.

Autoritetet morën dëshmitë e personave prezentë dhe të kamerave trupore të oficerëve teksa janë në pritje të ekzaminimeve postmortem pasi shkaku i saktë i vdekjes së Burgess nuk është bërë ende publik.

Zhvillimi vjen në një kohë kur policia britanik është bërë objekt kritikash të ashpra për përdorim dhune të ekzagjeruar me pistoletat elektrike ndaj nejrëzve me ngjyrë dhe atyre me sëmundje mendore.


Top Channel

You may also like