Hetem Ramadani: Kur të rrish me Sali Berishën del ma i mençur se që ke hyrë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Mjeku i mjekësisë alternative, Hetem Ramadani i ftuar në emisonin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në KlanKosova, ka treguar për raportet me ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha. Ramadani e ka vlerësuar Berishën si një intelektual të madh.

“Sala për mu është një intelektual shumë i madh, që kur të rrish me Salën privatisht, më ka ndodh, jo kënaqësi mëson, del ma i mençur se që ke hyrë aty. Tani, politikë kush futet në politikë nuk është Sala më, është politika, pozita…Dhe, kur e ndëgjoj Salën, e shoh që janë dy Sala, ai Sala që unë e njoh dhe ai Sala në politikë, që unë me politikanë gati me asnjë nuk pajtohem.” tha ai.

Tutje ka thënë se përmes Sali Berishës është njoftuar me ish-presidentin, Ibrahim Rugova. Ai thotë se Berisha e do Kosovën.

“Unë e kam dashtë Salën,  edhe nuk ka kosovarë që kur ka ardhë në pushtet që nuk e ka dashtë. Dhe, përmes Salës jam njoftu me Ibrahim Rugovën. Sala për mu është një patriot, e don Kosovën…Nuk jam pajtu në kohën e piramidave, i kam çu fjalë jep dorëheqje se do digjet Shqipëria, nuk më ka besu, ka ndodh ajo që ndodhi…”, ka deklaruar Ramadani.

Ai thotë se ka fjalë që Sali Berisha nuk e ka dashtë Adem Jasharin, por në kohën kur ai ishte në pushtet janë bërë stërvitjet ushtarake të grupeve guerile nga Kosova në Shqipëri, ku në mesin e 55 vullnetarëve ishte edhe komandanti legjendar Adem Jashari. Ramadani thotë se për këto i ka meritat Ibrahim Rugova.

Ndër të tjera ai e krahason Sali Berishën me Berluskonin, për më shumë dëgjoni videon e mëposhtme:

Emisioni i plotë:

You may also like