Hertha përmbys gjithçka në Hamburg dhe siguron qëndrimin në Bundesligë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Hertha e Berlinit përmbys gjithçka në ndeshjen e kthimit të Play Out-it në Bundesligë në “Volksparkstadion” përballë vendasve të Hamburgut dhe siguron qëndrimin mes më të mirave të Gjermanisë.

Berlinezët u mposhtën 1-0 në shtëpi në ndeshjen e parë, por arritën të përmbysin gjithçka në ndeshjen e kthimit në Hamburg, duke fituar 2-0 dhe pas këtij suksesi do të vazhdojnë të luajnë në Bundesligë edhe sezonin e ardhshëm.

Skuadra e teknikut Felix Magath zhbllokoi sfidën shumë shpejt me Boyata, ndërsa goli i Plattenhardt në pjesën e dytë vulosi një sukses shumë të rëndësishëm për skuadrën nga Berlini.

Ndonëse vuajti shumë këtë sezon, Hertha do të qëndrojë në Bundesligë, ndërsa Hamburgu detyrohet të luajë sërish në kategorinë inferiore. / Oversport.tv

Foto: Hertha Berlin Twitter

Gjermani-Bundesliga / Play Out

Hamburger SV- Hertha Berlin 0-2

Boyata 4’, Plattenhardt 63’

You may also like