Herolind Shala: Atmosfera shumë e mirë, duam të marrim pikë me Suedinë

by admin
Spread the love

Njëri prej mesfushorëve më stabil te Kosova, Herolind Shala, ka folur për ndeshjen me Suedinë, duke thënë se po e presin me padurim.  

Sipas tij atmosfera në skuadër është shumë e mirë, ndërsa presin të marrin pikë në Stokholm.

“Stërvitjet po shkojnë mirë. Sot kemi punuar me intensitet shumë të madh dhe po përgatitemi maksimalisht për ndeshjen”.

“Atmosfera në Kombëtare gjithmonë është shumë e mirë dhe të gjithë jemi të kënaqur dhe po e presim me padurim ndeshjen me Suedinë”.

“Normalisht presim një ndeshje të vështirë sepse e dimë se me çfarë ekipi do të ballafaqohemi. Suedia është një ekip me shumë cilësi, por mendoj se mund t’i befasojmë dhe kemi mundësi të marrim pikë”.

“E dimë se Dardanët gjithmonë i kemi mbrapa vetes dhe shpresoj të vijnë sa më shumë dhe besoj se do t’i bëjmë krenarë”, ka thënë Shala për ueb faqen e FFK-së.

Edhe stërvitjen e nesërme Dardanët e zhvillojnë në Kompleksin e FFK-së në Hajvali, në orën 12:00.

You may also like