“Herkuli” shqiptar thyen rekord botëror, mban 1530 kg mbi trup: Ha 2 kg mish në ditë

by admin
Spread the love

Bujar Muli, i njohur si “Herkuli” nga Kosova ka thyer rekordin botëror duke mbajtur në pjesën e përparme të trupit 1530 kilogramë për 8 sekonda. Rekordmeni ka tërhequr vëmendjen e gazetës zvicerane “20 Minuten”, ku është publikuar dhe videoja nga momenti që mban këtë peshë të rëndë.

Në një intervistë që dha këtë të martë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Bujari tregoi detaje për këtë sfidë. “Kur më dërguan videon që ka qenë rekordi botëror 1483 kg, pata një adrenalinë pse mos ta thyej këtë rekord. Më pas kam filluar të përgatitem për ta bërë këtë sfidë.”, u shpreh Bujari.

I pyetur nëse ka pësuar një lëndim nga kjo sfidë, ai theksoi: “Ishte interesante sepse herën e fundit kur kam provuar për të arritur këtë rekord, kur më ka rënë pesha mbi trup, për momentin kam ndaluar dhe dëgjoja se cila pjesë e trupit po pëlciste. Por Zoti na mbrojti dhe nuk patëm asnjë lëndim.

Kur erdha në shtëpi, nga shtypja e madhe, kam pasur pak gjakderdhje në hundë.”, tha ai. Ndërkohë i pyetur për regjimin ushqimor që ndjek, ai tregoi se ha të paktën 2 kg mish në ditë. Ai synon që të hyjë në Librin Guinnes dhe madje planifikon që të ngrejë në peshë dhe një helikopter.

Megjithatë, duket se në hapat e tij është dhe i biri. Në një video, djali i tij, vetëm 3 vjeç, shihet duke shtyrë makinën.

Lexo lajme interesante

You may also like