Herald Marku largohet nga Partizani, Vllaznia mund të jetë destinacioni i ri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mesfushori Herald Marku dhe Partizani kanë vendosur që të ndërpresin me konsensus bashkëpunimin mes tyre. Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i kuq zyrtarizon largimin e lojtarit, që me shumë mundësi do të veshë fanellën e Vllaznisë sezonin e ri.

“FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me Herald Markun. Mesfushori dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve duke i dhënë mundësi Markut jetë një lojtar i lirë.

FK Partizani falënderon Herald Markun për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierën e tij sportive”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas. / Oversport.tv

You may also like