Hera e parë në histori, “kodi i kuq” për temperaturat e nxehta në Angli, Johnson nën akuzë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ndërsa zjarret kanë vënë nën thundër kontinentin evropian duke djegur mijëra hektarë pyje dhe shkaktuar vdekjen e 238 personave, në Angli në një moment të rrallë historik qeveria ka lëshuar për herë të parë “kodin e kuq” për temperatura ekstreme, që sjellin rrezik për jetën.

Shkollat pritet të mbyllen, ndërsa njerëzve i këshillohet të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Sipas shërbimit meteorologjik, temperaturat ekstreme priten gjatë të hënës dhe të martës, por kjo nuk i ka ndaluar anglezët që në fundjavë të vërshojnë me entuziazëm në bregdet për të shijuar momentet përpara valës së nxehtit ekstrem.

Ndërkohë, qeveria e kryeministrit Boris Johnson mori akuza se ka dështuar të marrë seriozisht një emergjencën e shkaktuar nga nxehtësia, pasi sinoptikanët paralajmëruan se jetët ishin në rrezik.

Johnson humbi një takim ministror të krizës në Downing Street të shtunën, ndërsa ai mori një pushim fundjavë në vendstrehimin e tij në Checkers dhe organizoi një festë lamtumire për miqtë të dielën përpara se të largohej nga detyra në shtator.

Komentet e zv. kryeministrit, Dominic Raab gjithashtu shkaktuan zemërim. Ai në një intervistë për televizonin “Sky News” u këshilloi njerëzve të qëndronin të hidratuar, larg diellit dhe të vënë krem kundër diellit duke nënvlerësuar rrezikun nga nxehtësia. Kjo pasi sipas tij situata nuk ishte aq emergjente sa shkollat të mbylleshin.

Kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar pritet të shohë temperaturat më të larta dhe kryebashkiaku Sadiq Khan këshilloi londinezët të përdorin transportin publik vetëm nëse është “absolutisht e nevojshme”.

Shërbimet e ambulancës janë në kushte krize, dhe disa shkolla në Anglinë jugore kanë thënë tashmë se do të qëndrojnë të mbyllura.


Top Channel

You may also like