Hedhet shorti për Ligën e Evropës, do të luhen super-ndeshje

by admin
Spread the love

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për rundin e 1/8-tave të Ligës së Evropës.

Shorti rezervoi ndeshje interesante ku mund të veçohet sfida mes Atalantës së Berat Gjimshitit dhe Bayer Leverkusen.

Poashtu, në vëmendje është edhe ndeshja mes gjashtë herë kampionëve të këtij kompeticioni, Sevilla dhe West Hamit.

Kurse, Barcelona e cila eliminoi Napolin, do të përballet me Galatasarayn, derisa ndeshjet e para do të luhen më datë 10 mars.

Shorti i Ligës së Evropës, faza e 1/8-tave:

Rangers – Crvena Zvezda

Braga – Monaco

Porto – Lyon

Atalanta – Bayer Leverkusen

Sevilla – West Ham

Barcelona – Galatasaray

Leipzig – Spartak Moscow

Betis – Eintracht Frankfurt.

You may also like