Haxhiu sot e viziton Podujevën, mban tubim me gra e vajza të kësaj komune – Shqip

by admin
Spread the love

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do ta vizitojë Podujevën, ku do të mbajë një tubim me gra e vajza të kësaj komune.

Ky tubim pritet të mbahet në Teatrin e Qytetit “Avdush Hasani” rreth orës 14:00.

Haxhiu bashkë me kryetarin e Podujevës Shpejtim Bulliqi, rreth orës 15:30, do ta vizitojnë edhe Qendrën e Hanidkosit.

Ministrja Haxhiu edhe ditë më parë vizitoi komunën e Gjilanit ku u takua me gratë e vajzat e kësaj komune, por ajo që u bë lajm më shumë në media ishte një mesazh që Drejtoria e Arsimit e kësaj komune i kishte dërguar mësimdhënësve duke i ‘detyruar’ të marrin pjesë në takim me minsitren.

You may also like