Haxhiu: Organizimi i referendumit të Serbisë në Kosovë është shkelje e sovranitetit

by admin
Spread the love

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se organizimi i referendumit serb në Kosovë është shkelje e sovranitetit të vendit.

Sipas saj, qytetarët serbë me shtetësi të dyfishtë, mund të votojnë përmes postës ose në Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, transmeton .

“Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran. Organizimi i referendumit të Serbisë në Kosovë është shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj. Qytetarët serbë me shtetësi të dyfishtë, si në çdo vend tjetër, mund të votojnë përmes postës ose në Zyrën Ndërlidhëse.” thuhet në një postim në Twitter.

Lexo lajme interesante

You may also like