Haxhiu-Kurtit: Ndjej keqardhje për nivelin tënd, ndihmoju qytetarëve

by admin
Spread the love

Deputeti nga rradhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, dhe propozuesi
i Projektligjit për tërheqjen e 30 përqind të mjeteve nga Trusti, ka thënë se
projektligji është kërkesë e qytetarëve e jo personale, raporton EO.

Ai tutje theksoi se po kërkojnë nga qeveria unitet në mënyrë
që kriza të kalohet më shpejt nga qytetarët.

Sipas një analize, Haxhiu tha se nga tërheqja 10% e trustit vetëm
66% e qytetarëve kanë tërhequr ato mjete.

“Ky projektligj është kërkesë e qytetarëve, nuk është
personal, as kundër jush kryeministër, as individualisht as politikisht, është kërkesë
e qytetarëve. Ndjej keqardhje për nivelin e paraqitjes së kryeministrit. Ne po
kërkojmë që të kemi unitet të veprimeve me qëllim që me kalua këtë krizë
qytetare sa më lehtë.”

“Çfarë të keqe ka nëse një deputet konsultohet me një ekspert.
Për mua qe e njoh Albin Kurtin që nga 1997, unë sot me PHD, ky veç me studime
themelore, e kuptoj qëllimin e tij që është tensionimi për me blloku një kërkesë
të tillë. Populli ka nevojë për mbështetje në këtë kohë krize. Kur edhe
ministri i financave nuk fol për masat por fol për filozofi.”

“Qytetarët sot presin bashkëpunimin tonë edhe për Trustin,
edhe për reformën pensionale. Asnjë fjalë e qeverisë sot për reformën
pensionale e që është premtuar, në modelin ku gjenerata paguan për gjeneratën.
Ministrat po flasin për fondin pensional që është plaqkit nga Serbia. Në cilën
fazë jemi me i kthye ato mjete, kur ju keni fol për pensionet, keni premtuar që
ta ktheni atë fond në Kosovë”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Lexo lajme interesante

You may also like