Haxhiu i kërkoi prokurorit të tërhiqet nga aktakuza ndaj saj, Çitaku: Të dorëzuar i duan të gjithë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar për deklaratën e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ndaj prokurorit.

Haxhiu i ka kwrkuar prokurorit të tërhiqet nga aktakuza ndaj saj, duke i thënë “Dorëzohu, s’është vonë”.

E në lidhje me këtë, Çitaku është shprehur se ashtu, të dorëzuar i duan të gjithë, përcjell Klankosova.tv.

“Dorëzohu, s’është vonë” i paska thënë prokurorit e pandehura Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë. Sepse, ashtu, të dorëzuar i duan të gjithë. Të dorëzuar i duan mjekët, mësuesit, policët, prokurorët, mediat, shoqërinë civile, opozitën. Kjo mendësi nuk kalon në Kosovë”, ka shkruar Çitaku.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like