Haxhiu: Ekspertët kanë paralajmëruar valë të re të Covid-19, jemi larg imunizimit të popullatës

by admin
Spread the love

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se ekspertët kanë paralajmëruar valë të re të coronavirusit.

Haxhiu ka thënë se Ministrisë së Shëndetësisë i nevojiten 8 muaj kohë për të filluar procesin e vaksinimit me ekipet mobile në sheshet e Kosovës.

Deputeti ka kritikuar Qeverinë për jetët e humbura nga COVID-19 si dhe ka kërkuar përgjegjësi për skadimin e afatit të 133 mijë dozave të vaksinës.

“Dikush duhet të jap llogari për katastrofën shëndetësore të shkaktuar gjatë muajve të kaluar, për jetët e humbura nga COVID-19, pa llogaritur këtu pasojat shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuara nga veprimet e papërgjegjshme, politike e populiste të kësaj qeverie. Dikush duhet të jap përgjegjësi për 133 mijë doza të vaksinave të cilave u kaloi afati i përdorimit”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i plotë:

Papërgjegjësia, paaftësia dhe neglizhenca e MSH në procesin e vaksinimit rezultoi me humbjen e jetëve të shumë qytetarëve.

Me vetëm 40% të qytetarëve të vaksinuar me dy dozat e vaksinës anti-COVID-19 Ministria e Shëndetësisë e ndërpret sërish vaksinimin gjatë vikendeve, duke e lënë anash edhe fushatën për vaksinim dhe për pasojë kemi rënie të numrit të të vaksinuarave në baza ditore e javore.

Ministrisë së Shëndetësisë i’u nevojiten 8 muaj kohë për të filluar procesin e vaksinimit me ekipet mobile në sheshet e Kosovës.

Dikush duhet të jap llogari për katastrofën shëndetësore të shkaktuar gjatë muajve të kaluar, për jetët e humbura nga COVID-19, pa llogaritur këtu pasojat shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuara nga veprimet e papërgjegjshme, politike e populiste të kësaj qeverie.

Dikush duhet të jap përgjegjësi për 133 mijë doza të vaksinave të cilave u kaloi afati i përdorimit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti John Hopkins në Kosovë për 8 muaj vetëm 40% e qytetarëve janë të vaksinuar me të dy dozat e vaksinave anti-COVID-19.

Ekspertët e Shëndetësisë paralajmërojnë valë të re të COVID-19 dhe kjo shifër e vaksinimit është e ulët për të mbrojtur popullatën nga valët e reja të COVID-19.

Me këtë nivel të vaksinimit jemi larg imunizimit të popullatës dhe Ministrisë së Shëndetësi nuk po i bëhet vonë pasi është pa vizion e strategji konkrete se si ta përmbush vaksinimin e tërë popullatës.

You may also like