Haxhiu: Danimarka s’e ka pezulluar marrëveshjen, një delegacion nga ky shtet në tetor vjen në Kosovë

by admin
Spread the love

Ministrja e Drejtësisë, Albulena
Haxhiu, ka thënë se nuk është i vërtetë lajmi për pezullimin e vendimit për të
marrë më qira 300 vende në burgjet e Kosovës për të burgosurit që kanë kryer
vepra penale në Danimarkë, raporton Ekonomia Online.

Në një deklarim para gazetarëve,
Haxhiu ka thënë se shumë shpejtë kjo marrëveshje do të implementohet. Madje
thotë se në tetor një delegacion danez do ta vizitojë Kosovën.

“Ky lajm nuk është i vërtetë, në
orët e hershme të mëngjesit në lajmet e Kosovës ka qarkulluar lajme se
Danimarka ka pezulluar këtë vendim, dhe sigurisht se ne kemi qenë në komunikim”

“…duke pasur parasysh që
delegacionet e Kosovës dhe Danimarkës kanë qenë në komunikim të përbashkët,
madje planifikohet edhe një vizitë e delegacionit danez në muajin tetor,
prandaj unë nuk e kuptoj sesi ka qarkulluar ky lajm”, tha Haxhiu.

You may also like