Hatice Cengiz, një kërkesë Justin Bieber – Shqip

by admin
Spread the love

Hatice Cengiz, e fejuara e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, i cili u vra tre vjet më parë në konsullatën saudite në Stamboll, i ka bërë thirrje këngëtarit të njohur kanadez Justin Bieber të anullojë një koncert në Arabinë Saudite.

Bieber është një nga yjet e muzikës që do të performojë në Grand Prix-in e parë të Arabisë Saudite në Formula 1, i cili do të mbahet në fillim të dhjetorit në Jeddah.

Në një letër të hapur të publikuar nga Washington Post, Cengiz i bëri thirrje Bieber-it të “dërgojë një mesazh të fortë” duke u tërhequr.

“Ju mund të keni dëgjuar. Vrasja brutale u bë kryetitull në mbarë botën dhe që atëherë shumë organizata dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe mua, kanë kërkuar drejtësi dhe llogari,” shkroi Cengiz.

Ajo vuri në dukje se Bieber ka një “mundësi unike” për të treguar se “emri dhe talenti i tij nuk do të përdoren për të rivendosur reputacionin e një regjimi që vret kritikët e tij” dhe i kërkoi këngëtarit të mos “këndojë për vrasësit e të dashurit tim, Jamal”.

Gazetari i Washington Post Jamal Khashoggi u vra në kompleksin e konsullatës saudite në Stamboll më 2 tetor 2018, ku ai shkoi në një takim atë ditë për të nxjerrë dokumentet e nevojshme personale për dasmën. /tesheshi.com/

Lajme interesante

You may also like