Harxhimet jetësore shtrenjtohen për 14.2% – Shqip

by admin
Spread the love

ESHS-ja ka publikuar inflacionin vjetor

Të dhënat më të reja të Entit Shtetëror për Statistika flasin se inflacioni vjetor për vitin e kaluar ka qenë 14.2%. Në vitin 2021, siç njofton KlanM, shkalla e inflacionit në vendin tonë ishte vetëm 3.2%.

Nëse duam ta dijmë se sa është inflacioni i dhjetorit të vitit 2022, ka qenë 18.7% në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2021, që do të thotë se në vendin tonë kemi presion të fuqishëm inflacioni dyshifror.

Vetëm për ilustrim, siç percjell KlanM, në Nëntor 2022 inflacioni ishte 19.5%, që do të thotë se në vendin tonë shumë ngadalë apo thuajse aspak nuk është ulur shkalla e inflacionit, sikurse ishin shembujt me vendet tjera evropiane.

Ndryshe, në Dhjetor 2022 në krahasim me Nëntorin 2022, harxhimet jetësore janë ulur për 0.2%.

Më shumë, për 20.9%, janë shtrenjtuar ushqimet dhe pijet joalkoolike, që do të thotë se ushqimet janë shtrenjtuar për një të pestën.

Shtrenjtime enorme janë shënuar edhe tek transporti – për 19.5%, derisa uji, energjia elktrike, gazi dhe karburantet tjera janë shtrenjtuar për 13.3%.

Për 11.5% janë shtrenjtuar shërbimet nëpër restorane dhe hotele, kurse për 8.6% furnizimi me mobilje dhe mirëmbajtje të amvisërive. /KlanMacedonia

You may also like