Harry Styles më i pasuri nga grupi ‘One Direction‘

by admin
Spread the love

Harry Styles e shton pasurinë çdo ditë dhe provat për këtë janë bërë publike së fundmi. Vetëm të ardhurat nga një prej bizneseve të tij janë rritur në 5.5 milionë funte falë investimeve të zgjuara.
Këngëtari, 28 vjeç, fitoi gati 2 milionë funte vitin e kaluar dhe gjysma e kësaj u zvogëlua për shkak të rritjes së vlerës së aksioneve të tij. Llogaritë për “HSA Publishing”, zbuluan se vlera e investimit të tij të listuar u rrit nga 3.2 milionë funte në 4.1 milionë funte, vitin e kaluar. Kompania tjetër e Harry-t, “Erskine Touring Limited”, do të paraqesë llogaritë më vonë këtë vit. Vitin e kaluar ajo fitoi 14 milionë funte, ndërsa vlera e aksioneve u rrit në gati 29 milionë.
Albumi i tij i fundit “Fine Line”, i publikuar dy vjet më parë u bë platin dhe kryesoi listat amerikane dhe u pëlqye shumë nga audienca e gjerë. Harry u raportua të ishte më i pasuri nga ish-anëtarët e tij të grupit “One Direction”, pasi kompania e tij diskografike dyfishoi vlerën e saj në 28 milionë funte. Publikimi gjithashtu pretendon se turneu i albumit i shkaktoi humbje disa miliona për shkak të shfaqjeve të drejtpërdrejta që u shtynë ose anuloheshin në mes të pandemisë së Coronavirusit, por kjo nuk e ka dëmtuar ekonominë e tij./revistawho.com

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like