Harry, Meghan, William dhe Kate bëhen për herë të parë bashkë pas dy vitesh – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

2 princat Harry dhe William dhe bashkëshortet e tyre janë bërë për herë të parë bashkë në public pas 2 vitesh. Ata kanë marrë pjesë  në ‘Shërbimin Kombëtar të Falënderimeve’ në Katedralen e Shën Palit në Londër.

Meghan, Harry dhe fëmijët e tyre arritën në Londër të mërkurën dhe vizita e tyre në Mbretërinë e Bashkuar shënon herën e parë që Mbretëresha do të takohet me stërmbesën e saj, Lilibet.

Princ William dhe Kate Middleton ishin gjithashtu të pranishëm në këtë ngjarje. Middleton ishte veshur  me një fustan të verdhë pastel, ndërsa William me kostum gri.

Kjo është hera e parë që dy vëllezërit dhe bashkëshortet e tyre bëhen bashkë pas largimit të Meghan dhe Harry nga Familja Mbretërore. Hera e fundit që ata ishin të gjithë së bashku ishte gjatë një paraqitjeje mjaft të vështirë në Ëestminster Abbey për shërbimin e Ditës së Komonuelthit në Mars 2020, ditë përpara se Harry dhe Markle të transferoheshin në SHBA.

Thuhet se Harry dhe William vazhdojnë të kenë një marrëdhënie të ftohtë dhe ende nuk është publikuar një foto e tyre së bashku nga dita e sotme.

You may also like