Harry Kane vijon me rekordet, parakalon një tjetër emër në listën e golashënuesve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tottenham u rikthye te fitorja pas barazimit në transfertë përballë West Ham me rezultatin 1-1. “Spurs” triumfuan në shtëpi ndaj Fulham me rezultatin 2-1, me golat e Hojbjerg dhe Harry Kane.

Për 29-vjeçarin ishte një tjetër ndeshje për të thyer rekordet që anglezi ka nisur prej kohësh. Me golin e shënuar në sfidën përball Fulham, Kane arriti shifrën e 188 realizimeve, duke kaluar në vendin e tretë në listën e golashënuesve të gjitha kohërave në Premier League.

Debutimi i sulmuesit në Premier League, daton përpara dhjetë vitesh, ndërsa kapiteni i Anglisë me golin e shënuar në minutën e 75, regjistroi golin e 188 duke kaluar Andrew Cole. Në vendin e parë të renditjes ndodhet Alan Shearer me 260 gola dhe vendi i dytë i takon Wayne Rooney me 208 realizime.

Në javën e tretë në përballjen ndaj Wolverhampton, 29-vjeçari shënoi golin e 1000 të Tottenham, që prej themelimit të Premier League. Kane rikonfirmohet si pika më e fortë e Tottenham, me sulmuesin që është pjesë e klubit anglez që prej vitit 2013.

Me fitoren në javën e gjashtë, Tottenham ndodhet në vendin e tretë me pikë të barabarta me Manchester Cityn e vendit të dytë. Ndërsa java e shtatë e Premier League rezervon një super përballje midis “Spurs” dhe “Qytetarëve” që janë në ndjekje të Arsenalit në vendit e parë.


Top Channel

You may also like