Harris dhe Pence qëndruan sot në Poloni, SHBA me interesim të nivelit të lartë për t’i ndihmuar në çështjen e Ukrainës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shfaqur interesim më të theksuar të nivelit më të lartë, për të ndihmuar Poloninë në raport me çështjen e Ukrainës.

Kështu ka bërë të ditur gazetari Adriatik Kelmendi, njëhersh drejtor i përgjithshëm i Klan Kosovës, i cili po qëndron në kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës për të përcjell nga afër zhvillimet pas agresionit rus ndaj ukrainasve.

Ai madje në Rubikon tha se këtë e dëshmojnë edhe vizitat që pikërisht sot kanë bërë në Poloni, zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris dhe paraardhësi i saj, Mike Pence, njofton Klankosova.tv.

”Pikërisht sot në Poloni po qëndron dhe është takuar edhe me presidentin dhe kryeministrin polak zëvendëspresidentja e SHBA-ve, Kamala Harris”.

”Dhe po sot, edhe paraardhësi i saj, Mike Pence, ka qëndruar në pikën kufitare ku po vijnë refugjatët, pra, ka një interesim më të theksuar të SHBA-së në nivelin më të lartë për t’i dalur në ndihmë Polonisë, në raport me çështjen e Ukrainës”.

You may also like