Harmonia zgjat pak, nisin debatet në BBV! Olta Gixhari përplaset me Tean

by admin
Spread the love

Nisin debatet në shtëpinë e Big Brother Vio 2 Albania. Dy banoret Olta Gixhari dhe Tea Trifoni, patën një diskutim me njëra tjetrën, pasi aktorja mendon se kishte një ngërç në komunikimin mes saj dhe Teas. Tea u duk se e shmangu për të pirë ujë, çfarë solli një diskutim mes tyre.

Pjesë nga debati:

Olta: Unë kam tentuar po ti nuk dëgjon, me mua jo, e shoh të vështirë komunikimin me ty.

Tea: E ke gabim, ça të bëj unë, të vdes këtu se do ti muhabet. S’mund të marr pak ujë, se ofendohesh ti.

Olta: Po unë nuk mund ta shpreh mendimin tim pas 30 minuta, sa të mbarosh ti punët e shtëpisë.

Tea: Tani si të duash, unë nuk të detyroj të flasësh me mua me zor.

Olta: Ti mua më ke dhënë tjetër perceptim në fillim, madje sa je futur të kam thënë ua je bërë si perëndeshë, sa paqe rrezaton. Thashë se do rrinim bashkë, kam ndjerë simpati por ti jo mesa duket. Ndaj kam qëndruar larg.

Tea: Po pse?

Olta: Atë më ke dhënë ti, kam tentuar të flas. Se di tani mbase e ke bërë pa qëllim.

Amos: Mbase nuk e keni njoh mirë njëra tjetrën.

You may also like