Haradinaj tregon pse Albin Kurti e humbi Prishtinën, Mitrovicën e Prizrenin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj ka folur për zgjedhjet lokale të këtij viti. Ai ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti derisa foli për humbjen e VV’së në disa komuna, përfshirë Prishtinën e Mitrovicën.

Haradinaj thotë se Kurti gaboi në raport me qeverisjen lokale.

“Është e vërtetë se deri më tani qasja ka qenë mjaft e rrezikshme. Qeveria Kurti i ka dëmtuar komunat. Kjo është edhe një prej arsyeve pse Kurti ka humb disa komuna të vetat si rasti i Prishtinës ose Mitrovicën, ose Prizrenin”, tha Haradinaj.

“Nuk është krejt faji te kandidatët. Bahtiri dhe Haskuka janë kritikuar shumë por z. Kurti në projekte kapitale. Kurti i ka tërheq projektet kapitale dhe kur i lë komunat pa projekte zhvillimore i dobëson”, thotë Haradinaj në RTK.

Haradinaj ka komentuar edhe deklaratat e Kurtit për “mbikëqyrje të komunave”.

“Mendoj se është gabim z/Kurti. Këta janë të zgjedhur të popullit direkt, ky s’ka pushtet mbi kryetarët e komunat”, tha Haradinaj.

“E ka kuptuar gabim rolin e vetë. Po shkon prej gabimi në gabim”, theksoi ai.

You may also like