Haradinaj thotë se Kurti është mashtrues dhe u shërben interesave të Putinit: Osmani s’ka ku të fshihet

by admin
Spread the love

Kryetari i AAK-së Ramush
Haradinaj, në një konferencë për medie ka kritikuar Qeverinë e vendit për
anulimin e projektit amerikan për gazi si dhe për marrëveshjen e arritur në Bruksel
për targat, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj para gazetarëve, tha se
Kosova dhe ka marr dy goditje të rënda e të cilët sipas tij kanë ardhur nga një
kryeministër “kukull”, siç e quan Albin Kurtin.

I pari i AAK-së, vendimet e Kurtit
i ka cilësuar si anti-Kosovë dhe anti-Amerikë.

Ai tha se kryeministri Kurti, duke
refuzuar projektin e gazit, përveç SHBA-së, po u thotë jo edhe partnerëve të
tjerë strategjik siç është BERZh-i.

“Dje shteti i ka marr dy
goditje të rënda dhe këto kanë ardh nga shteti i Kosovës, nga një qeveri dhe
kryeministër ‘kukul’ dhe i papërgjegjshëm dhe janë në shkruar marrëveshje që e
kthejnë Kosovën 10 vite mbrapa”.

“Në marrëveshjen për targat e ka
goditur sovranitetin e vendit. Është pajtuar që t’i tërheq njësinë policore nga
1/4 e territorit të vendit, dhe kështu e ka kthyer Kosovën në periudhën e para pavarësisë,
e ka bërë hisedar Serbinë duke negociuar punët e vendit të vet. Ky njeri ka
marr vendimin me anti-shqiptar dhe amerikan”.

“Ky njeri e ka nisur epokën
anti-Kosovë, dhe anti-amerikan”, tha Haradinaj.

Ai ka parashtruar pyetje për
presidenten Vjosa Osmani se përse po hesht për këto vendime, raporton EO.

Haradinaj ka vazhduar me kritikat,
duke e quajtur Kurtin mashtrues, e që ai thotë se i ka plotësuar kushtet që të
jap dorëheqje.

“Kurti ka rrezikuar shtetin e
Kosovës dhe ka shkelur betimin si kryeministër, dhe i ka plotësuar kushtet që të
jep dorëheqje, me kohë e kam vërejt se është mashtrues dhe i rrezikshëm për
vendin”.

Madje ai ka kritikuar ashpër
Kurtin, duke thënë se po u shërben interesave të presidentit rus Vladimir
Putinit, e duka e quajtur Qeverinë si “pro-ruse”.

“I bëjë thirrje të majtës
atdhetare shqiptare, mos e përkrahni një të majtë anarkiste që i shërben
interesave të Putinit, nuk është rastësi që është marr një vendim i tillë, qeveria
më pro-ruse e Putinit i ka quajtur paratë e Bidenit ai qëllim me pru Rusinë në
Kosovë”.

Ai ju ka bërë thirrje partive të
tjera politike, derisa nuk ka përjashtuar protestat për vendimet që ka marr Qeveria,
duke shtuar se presidentja nuk ka ku të fshihet.

You may also like