Haradinaj përkrah tërheqjen e kursimeve nga Trusti: Situata është e jashtëzakonshme, e konsideroj si hap të parë urgjent

by admin
Spread the love

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se qytetarët në Kosovë janë në një situatë tejet të vështirë ekonomike e sociale. Andaj ka kërkuar që të lejohet edhe një tërheqje e mjeteve nga Trusti i Kursimeve Pensionale.

Në një postim në Facebook, ish-kryeministri ka theksuar se shtrenjtimi i artikujve elementarë për jetesë, ka shtyrë shumë kategori që të përballen gjithnjë e më shpesh me mbijetesën ekonomike.

Prandaj, Haradinaj e konsideron si hap të parë urgjent, aprovimin e një vendimi që lejon qytetarët të tërheqin një përqindje të caktuar të mjeteve nga Trusti Pensional.

“Situata është e jashtëzakonshme, prandaj edhe vendimet duhet të jenë të jashtëzakonshme”.

“Natyrisht krahas kësaj mase, qeveria duhet të mendojë edhe për masa të tjera, në këtë kohë vështirë të përballueshme për qytetarët”, ka theksuar Haradinaj.

You may also like