Haradinaj ngjitet në majë të bjeshkës, ia lëshon një kritikë Kurtit nga aty

by admin
Spread the love

Ramush Haradinaj ka dalë për ecje sot në bjeshkët afër Plavës, ku në një video të postuar në Facebook, ka treguar për pjesën e mbetur të rrugës të paasfaltuar.

Ai tha se kjo rrugë është 12 km, e cila ishte e paraparë të ishte e kryer tashmë. Sipas tij, Qeveria Kurti ka bërë që kjo rrugë të mos përfundohet, duke i ndalë financat.

“21 maj 2022, sot e kemi ngjit rrugën për Plavë. Pjesa e mbetur e paasfaltuar e Kosovës është 12 km. Ka pas me qenë e kryme, por për fat të keq Qeveria e tashme i ka ndal financat buxhetin, pra po e vonon. Pjesën e Malit të Zi, janë vetëm 8 km. Prej qendrës së Deçanit, deri në qendër të Plavës janë vetëm 48 km, që koha me makinë do të ishte vetëm 45 minuta. E dhimbshme që po vazhdojmë të mbesim të ndanë me vëllëzrit tanë në Plavë, Guci e në Malësi”, tha Haradinaj.

You may also like