Haradinaj në Pejë takon sipërmarrësit e suksesshëm

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar sot në Pejë, sipërmarrësit e sukseshëm Ramiz Kelmendi e Blerim Devolli.

Ai u shpreh se është inkurajues fakti që prodhuesit vendorë kanë avancuar dukshëm në cilësinë e produkteve duke tejkaluar kufijtë e vendit me eksportet e tyre në BE, transmeton klankosova.tv.

“Në Pejë, me bashkëpunëtorë takuam dy sipërmarrësit e suksesshëm, Ramiz Kelmendin dhe Blerim Devollin, të cilët me aktivitetin e tyre po kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit. Me këtë rast, i uruam suksese me shpresë që ky vit do të jetë më dinamik dhe më frytdhënës!”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se kualiteti i prodhimeve vendore ka avancuar sikurse edhe eksporti i tyre në BE.

“Është inkurajues fakti që prodhuesit vendorë kanë avancuar dukshëm në kualitetin e produkteve, duke tejkaluar kufijtë e vendit me eksportet e tyre në BE e kudo në botë, kështu duke ndikuar në krijimin e vendeve të reja të punës”, ka përfunduar Haradinaj.

You may also like